LAJMI I FUNDIT:

Motorola prezanton modelin X Play

Motorola prezanton modelin X Play

Siç është premtuar, Motorola ka prezantuar modelin e ri të telefonit të saj - Moto X Play në Indi, ndërsa pajisja e re mobile është e gatshme për shitje në FlipKart.

Versioni 16GB i pajisjes do të kushtoj 278 dollarë, ndërkohë që versioni me 32GB kushton 311 dollarë.

Moto X Play paketon një gamë të ndryshme specifikash, prej ekranit 5.5 inç me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, procesorit tetë-bërthamor Snapdragon 615, RAM memories 2GB deri të mundësia e kartelës microSD.

Tipare tjera të pajijses përfshijnë kamerën 21 megapiksel, kamerën dytësore 5 megapiksel, mundësinë për duo SIM, baterinë prej 3630 mAh dhe sistemin operativ Android 5.1 Lollipop. (Telegrafi)