Qyteti më i populluar i Emirateve të Bashkuara Arabe ka kohë që nuk varet më vetëm nga të ardhurat e naftës dhe sot është një nga zonat urbane globale që operon si një pol tregjesh dhe lidhjesh ajrore, që tërheq miliona turistë. Gjatë dekadës së fundit ka tërhequr vëmendjen e botës falë edhe veprave faranoike, atyre arkitektonike, rrokaqiejve më të famshëm si Burj Khalifa.
Konsiderohet si një nga qytetet më të mira për të jetuar në Lindjen e Mesme, e megjithatë ky metropol ka disa hije që ngrenë alarme në ditët e sotme sidomos në atë të të drejtave të njeriut dhe të ligjeve që rregullohen sipas besimit. Këto nuk përputhen me profilin e orientuar drejt kulturës perëndimore që autoritetet kanë projektuar.
Sistemi ligjor bazohet në interpretimin strikt të ligjeve islamike sharia që kostituuon një kod të detajuar të sjelljes, të normave dhe mënyrave të kultit, kritereve të moralit dhe të jetës, gjërave të lejuara dhe të ndaluara.
Ky lloj sistemi mund të vërë në rrezik serioz të huajt që vizitojnë Dubain, pavarsisht se supozohet që të jetë një qytet perëndimor, por ndodhet në mes të shkretëtirës. Të shumtë janë të huajt që përfundojnë pas hekurave për veprime që në vendet e tyre të origjinës u lejohen dhe kjo ngre një debat mbi hapjen e Dubait ndaj botës.
Sipas ‘The New York Times’, fyerje të tilla si të kapesh për dore në publik, të mbështesësh në Facebook organizata që luftojnë për të drejtat e kafshëve, pirja e alkoolit pa leje përkatëse ose ndarja e një dhome hoteli me dikë të seksit të kundërt që nuk është bashkëshort do të thotë burg për ata që nuk janë njohur me sistemin ligjor vendas.
Ka edhe shumë kontradikta që mund të turbullojnë vizitorët dhe të bëjnë që këta ta teprojnë me limitet e lejuara. Rasti i të drejtave të komunitetit LGBT është nga më shqetësuesit. Pavarsisht jetës së natës me shumë bare dhe klube nate për geit, ku qytetarët nga Europa lindore ofrojnë shërbimet e tyre seksuale në fshehtësi, homoseksualiteti mbetet një krim me dënim me vdekje në Dubai, por aplikohet rrallë në përditshmëri. Dy janë rastet që kanë bërë zhurmë në Mbretërinë e Bashkuar për natyrën e tyre absurde.
Nga njëra anë një elektricist skocez, 27 vjeç u arrestua dhe u dënua me tre muaj burg sepse i rrahu vithet një burri në një bar të mbushur me njerëz. Rasti tjetër është ai i një konsulenti informatike që kreu një gjest të turpshëm, ndërsa ishte duke ngarë një makinë të marrë me qira dhe kjo i kushtoi 6 muaj burg dhe sot gjendet në liri me kusht dhe pasaportën e konfiskuar nga autoritetet.
Një pjesë e arabëve e kuptojnë se sistemi i tyre ligjor nuk ka ndjekur ritmet e Dubait, ndërsa pjesa më e madhe është konformiste me këto norma që ata i konsiderojnë si pjesë thelbësore të një trashëgmie kulturore dhe ajo çka i dallon nga qytetarët perëndimorë.
Amnisty International dhe Human Rights Watch akuzojnë autoritet lokale për burgime arbitrare dhe abuzime me të burgosur, ashtu sikurse kohët e fundit janë shtuar persekutimet në rrjetet sociale, duke i konsideruar këto platforma si të rrezikshme.
Ata vizitorë që i injorojnë këto kufizime duhet të dinë se edhe fakti i shkrepjes së një fotoje të dikujt, pa lejen e tij mund të ndodhë që t’i mbarojë pushimet në një stacion policie. /Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pentagoni do të dërgojë deri në 1500 trupa aktive për të ndihmuar në sigurimin e kufirit SHBA-Meksikë
Stargate: Çfarë është projekti i ri i Inteligjencës Artificiale prej 500 miliardë dollarësh i Donald Trump?
Turistja gjeti vdekjen pasi “ra nga parashuta” në mes të fluturimit – momenti i aksidentit në një zonë të Kolumbisë
Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump
Stargate: Çfarë është projekti i ri i Inteligjencës Artificiale prej 500 miliardë dollarësh i Donald Trump?
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni
Trump kërcënon Putinin me 'taksa, tarifa dhe sanksione' nëse ai nuk ndalon luftën në Ukrainë
Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë merr donacionin më të madh financiar
Turistja gjeti vdekjen pasi “ra nga parashuta” në mes të fluturimit – momenti i aksidentit në një zonë të Kolumbisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar