LAJMI I FUNDIT:

Moti sot në Shqipëri

Moti sot në Shqipëri
LSA

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat do të jenë më të theksuara përgjatë relieveve malore në veri e jug të vendit, megjithatë nuk do të mungojnë intervale afatshkurtra me kthjellime.

Fillimisht parashikohet reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim dhe jug të vendit, ndërsa në orët e pasdites reshjet e shiut do të shpërndahen në të gjithë territorin me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar, në intervale të shkurtra kohore, në veri e jug. Gjatë orëve të darkës reshjet e shiut do të vijojnë të mbeten prezente në veri e jug.


Parashikohet mjegull e dendur lokale dhe mjegullinë kryesisht në zonat luginore, si dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut.

Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi dhe bëhet intensive 14-20 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 4 në 19 gradë Celsius. /Telegrafi/