LAJMI I FUNDIT:

Moti sot në Shqipëri

Moti sot në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot territori i Shqipërisë do ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme kryesisht pjesën e parë të ditës.

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente në veri dhe përgjatë Ultësirës Perëndimore. Reshjet parashikohen me intensitet të ulët gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa gradualisht parashikohet që reshjet e shiut të humbasin intensitet.

Reshjet e dëborës do të vijojnë deri në orët e pasdites me intensitet të ulët në relievet malore në veri-lindje dhe jug në lartësitë mbi 800-metër. Era do të fryjë me drejtim veri-verilindje 2-10m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi 12-16m/s dhe e shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.


Parashikohet po ashtu mjegull e dendur/mjegullinë/shikim i reduktuar në zonat luginore në orët e mëngjesit/mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve të shiut e dëborës. Prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore, kryesisht në veri.

Temperaturat parashikohen nga -5 në 12 gradë Celsius. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Lajme
“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

Lajme
Kalo në kategori