LAJMI I FUNDIT:

Moti sot në Shqipëri

Moti sot në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e hënë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata me origjinë perëndimore.

Moti pritet të jetë i kthjellët gjatë gjithë ditës përjashtuar vranësirave të pakta e hera –herës mesatare nga orët e mesditës.

Mjegull e dendur, mjegullinë lokale në orët e mëngjesit.


Era do të fryjë e lehtë me drejtim me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht atë jugperëndimor e zonave luginore era fiton shpejtësi deri 7-10m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1ballë.

Temperaturat parashikohen nga 4 në 27 gradë Celsius. /Telegrafi/