LAJMI I FUNDIT:

Moti sot në Shqipëri

Moti sot në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata e të ftohta me origjinë veriore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton dhe shpejtësi deri në 10m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.


Temperaturat parashikohen nga -3 deri në 19 gradë Celsius. /Telegrafi/