Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

SHMU njofton se moti parashikohet me vranësira e alternime kthjellimesh, ndërkaq prezencë e reshjeve të herëpashershme të shiut me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të mëngjesit.


Prej orëve të mesditës reshjet parashikohen në formën e shtrëngatave afatshkurtra përgjatë relieveve malore në lindje e pjesërisht në qendër të territorit.

Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 18 m/s.

Deti - valëzimi 2 deri 3 ballë. /Telegrafi/