Moti në Shqipëri, temperaturat maksimale deri në 35 gradë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur Shqipëria të shtunën do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
IHK njofton se moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 21 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet nga 27 deri në 35 gradë Celsius.
Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet malore në jug dhe kryesisht juglindje priten reshje shiu të dobëta e afatshkurtra.
Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 18 m/s.
Deti - Valëzimi 2-4 ballë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































