Moti në Shqipëri, temperaturat deri në 35 gradë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot Shqipëria sot do të jetë në ndikimin në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell si dhe kalime vranësirash të pakta kryesisht në relievet malore në lindje e juglindje të territorit nga orët e mesditës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 22 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet nga 27 deri në 35 gradë.
Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 10-12 m/s.
Deti - Valëzimi 1- 2 ballë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































