Fundjava vazhdon me mot të ngrohtë, java e ardhshme me reshje lokale shiu.
Ditëve të fundjavës vendi ynë vazhdon të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore nga Afrika veriore, si dhe fusha të presionit të lartë që ndodhen mbi pjesën lindore të kontinentit evropian, duke favorizuar edhe më tutje mot më të ngrohtë dhe me intervale më të gjata me diell.
Ndërkohë turbullira nga Atlantiku, që kanë depërtuar mbi gadishullin Iberik, në fillim të javës nga Afrika veriore do të zhvendosen edhe nga rajoni ynë, duke sjellë kushte për mot të paqëndrueshëm, me reshje lokale shiu dhe mundësi edhe për bubullima.
14.04-15.04 – Mot më i ngrohtë, të shtunën pjesërisht vranët, e ditën e diel kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.
Të dielën pasdite mundësi për riga lokale shiu.
16.04-17.04 – Mot kryesisht i vranët, me reshje lokale shiu dhe mundësi për bubullima.
Temperaturat do të vazhdojnë ende të jenë mbi vlera mesatare.
Minimalet do të luhaten nga 9C deri në 13C, ndërsa maksimalet nga 19C deri në 24C.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatarisht e fuqishme nga veriperëndimi dhe juglindja 2-10m/s. Shtypja atmosferike, kryesisht do të luhatet pak mbi vlera normale.
Fushat e presionit të ulët që kanë depërtuar mbi Mesdheun perëndimor gjatë kësaj jave, kanë ngritur nga shkretëtirat e Afrikës veriore, grimca pluhuri të cilat që disa ditë qëndrojnë edhe në atmosferë mbi rajonin tonë.
Edhe ditëve të fundjavës këto grimca do të mbesin mbi vendin tonë që do të ndikojnë në rritje të vlerave të indeksit të kualitetit të ajrit.
Vlerat ditore të AQI-së do të mbesin rreth vlerave mesatare, e ato maksimale mund të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë