Motër, Kosova nuk është bërë

Motër...
Asgjë e re këndej. Asgjë e re edhe 21 vjet pasi serbët ju vranë në mënyrë mizore.
Gjithçka është vyshkur këndej. Është vyshkur, sidomos, morali i kësaj shoqërie.
Gjithçka është vyshkur këndej, motër! Veç ti - sikur thotë Naxha - si një lule me aromë Parajse. Mbetesh sall pranverë n'mes fushave të kujtimit.
Motër...
Sot - 26 shtator - është e vetmja ditë e vitit kur nana jonë nuk na jep gajret, nuk na ngushëllon dhe nuk e fsheh lotin e as dhembjen..
Sot është e vetmja ditë e vitit kur nana jonē vjen me ne te varret e familjes Deliu.
Sot është e vetmja ditë kur nana jonë të vajton ty, vajton Valmirin, Ademin dhe familjen e dashur Deliu.
Dhe, sot është e vetmja ditë kur unë nuk gjej asnjë ngushëllim për të!
Motër, nëse ende e ke Valmirin në krah, sikur herën e fundit kur ju pashë, t'i thuash:
Kosova nuk është bërë, Kosova është tradhtuar dhe është shkatërruar, e keqja ka triumfuar kundër së mirës.
Trego se fajin e kemi të gjithë, edhe unë, daja i tij.
Trego se unë, daja i tij, nuk kam bërë sa është dashur për ta ndalur të keqen në këtë vend.
Tregoi Valmirit tonë se:
Unë nuk e meritoj lirinë!
Ne nuk jemi të denjë për kujtimin tuaj!
Ne nuk e meritojmë lotin tuaj!
Ne nuk e meritojmë lirinë!






















































