Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të premten do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

SHMU njofton se moti parashikohet fillimisht i kthjellët, me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdites, më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje.


Ndërkaq, reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit nga orët e mesditës, ndërsa në lindje e juglindje hera –herës reshje me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër.

Në mbrëmje pritet ndërprerje graduale e tyre.

Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/s.

Deti - Valëzimi 1- 2 ballë. /Telegrafi/