Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të mërkurën do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

SHMU njofton se moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht deri të dendura.


Reshjet e shiut do të bëhen prezentë gjatë orëve të mesditës, pothuajse në të gjithë territorin me intensitet të ulët kryesisht në formë pikash.

Era me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/s.

Deti - Valëzimi 1- 2 ballë. /Telegrafi/