Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) thotë se qeveria ka dështuar sa i përket reformës në drejtësi.
Hulumtuesi Gëzim Shala e ka përmendur mungesën e Vettingut si dështim në këtë proces, që ishte premtim i qeverisë.
IKD ka prezantuar të hënën raportin me titull “Dështimi i reformës në drejtësi”, aktivitet që po mbahet në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2024”.
“Përderisa në fillim të mandatit është ndryshuar ligji për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve në vetëm një nen dhe janë injoruar problemet e tjera të këtij ligji, pra nuk janë hapur edhe problemet e tjera.
Ndërkaq, tash kur po përfundon mandati, ligji për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve ende nuk është i reformuar, ende nuk ka të drejtë ankese nëse një autoritet kompetent e hedh një ankesë disiplinore dhe të gjitha këto çështje e ndërtojnë argumentin se reforma në drejtësi në kuptimin e plotë të fjalës ka dështuar dhe nuk është arritur kjo reformë përkundër premtimeve dhe pritjeve të mëdha që kjo reformë të ndodh”, ka thënë ai.
Në këtë tryezë, koordinatori i Departamentit për drejtësi në Partinë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka kritikuar qeverinë Kurti për mos punë në reformën për drejtësi.
“Qeveria nuk ka miratuar strategji kundër korrupsionit, është shprehje e mungesës totale të vullnetit politik për korrupsionin, po ky vend ka një standard, ai standard është që kur njerëzit akuzohen për korrupsion, nuk ndodh si ka ndodh në qeveritë e kaluara, jo që kanë bërë mrekulli, por qeveritë e kaluara, kryeministrat, kanë bërë një distancë ndaj njerëzve të akuzuar dhe i kanë lënë të paktën organet e drejtësisë me e bë punën e vet.
Ky standard më nuk ekziston. Sa herë akuzohet një ministër, kryeministri në kuvend i merr në mbrojtje të akuzuarit dhe i sulmon gjyqtarët dhe prokurorët. E keni ministren e Drejtësisë që bënë të njëjtën që është totalisht jashtë funksionit të saj, pasi që përshkrimet e tyre janë të forcojë sistemin e drejtësisë…Kjo është Qeveria më e dështuar që ka pasur Kosova, prej që është e lirë, e jo vetëm e pavarur”, ka thënë ai.
Shef i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Kosova po përballet me problemin e korrupsionit.
“Si ka mundësi të votohet një familjar i një zëvendëskryeministri duke qenë prezent, a e dini çfarë konflikt interesi është ky. A e dini çfarë praktike është kjo. Kjo është praktikë e pabesueshme, e pa imagjinueshme në një shtet. Në një rast e njoh personin në fjalë, është një zonjë e nderuar, mirëpo prej konceptit është gabim. Nuk po e gjykoj individin, por mendësia është total gabim…Tjetra çështje lidhet drejtpërdrejt me luftën kundër korrupsionit.
Ne e kemi armik Serbinë, por armiku i shoqërisë Kosovë e Shqipëri është korrupsioni. Ne duhet të flasim hapur sidomos gjatë kësaj jave, pasi që është problem serioz që duhet luftuar nga të gjithë ne. Korrupsioni është kancer”, ka thënë ai.
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka radhitur, ndër të tjera, si dështim të qeverisë edhe mosjetësimin e reformës në Këshillin Prokurorial si dhe mungesën e Strategjisë kundër korrupsion. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Fitër Bajrami na mësoi solidaritetin, ndaj të mos harrojmë të varfërit dhe jetimët

Shqiptarët në Angli hapin në TikTok “qendër punësimi”, The Sun: Rekrutojnë shitës dhe transportues droge

Siljanovska uron Fitër Bajramin: Le të jemi të bashkuar si komunitet, si shoqëri dhe si shtet

Kurti: Votimin e Qeverisë së re po synojmë në ditën e betimit të deputetëve

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Aksident në Sllatinë, vetura përfundon jashtë rruge

Kremtohet Fitër Bajrami në Shqipëri, mijëra besimtarë falen në sheshin "Skënderbej"

Pritje festive në BIK, liderët politikë theksuan rëndësinë e solidaritetit gjatë Fitër Bajramit

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Rahovec – humb jetën një grua

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler