LAJMI I FUNDIT:

Mosmarrëveshje për blerje të një prone në Viti – Prokuroria ngre aktakuzë ndaj tre personave për vrasje të rëndë në tentativë

Mosmarrëveshje për blerje të një prone në Viti – Prokuroria ngre aktakuzë ndaj tre personave për vrasje të rëndë në tentativë

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, të pandehurve N.H., N.B. dhe A.B për “Vrasje të rëndë në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se sipas aktakuzës, i pandehuri N.H., më 8 Gusht 2024, në komunën e Vitisë, me dashje ka tentuar ti privojë nga jeta të pandehurit N.B. dhe A.B., duke rrezikuar edhe persona të tjerë që ndodheshin në të njëjtin vend, ashtu që për shkak të një mosmarrëveshje për blerjen e një prone, me armë automatike gjuan drejt tyre, me ç’rast të pandehurit N.B., i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, ndërsa, të pandehurit A.B. lëndime të lehta trupore, ku me këto veprime ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë në tentativë’’.

Tutje në njoftim thuhet se i njëjti po ashtu akuzohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ të KPRK-së, pasi “pa autorizim ka mbajtur në pronësi armë zjarri të markës AK-47”.


“I pandehuri N.B., në datën dhe vendin e lartcekur, ka tentuar ta privoj nga jeta të pandehurin N.H., duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarës V.H., e cila ishte në të njëjtin vend, ashtu që me armë zjarri gjuan në drejtim të tij, por nuk arrin që ta qëllojë, ku me këto veprime ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë në tentativë’, të KPRK-së.

Gjithashtu, i njëjti akuzohet edhe për veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, të KPRK-së, pasi pa autorizim ka mbajtur në pronësi armën e zjarrit të markës SIG 14”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në njoftim, i pandehuri A.B., akuzohet për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, të KPRK-së, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur një pushkë gjuetie e markës CIF-San, të cilën e posedonte pa leje valide. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori