LAJMI I FUNDIT:

Mosekzekutimi i pagave për mësimdhënësit, Tahiri i AAK-së e quan hakmarrje politike

Mosekzekutimi i pagave për mësimdhënësit, Tahiri i AAK-së e quan hakmarrje politike
Foto: Arkiv

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se ndalja e pagave për mësimdhënësit është një hakmarrje politike.

Këto komente Tahiri i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Presioni politik jo vetëm pesë javë, presioni politik ka vazhduar që nga dita e parë e po vazhdon edhe me ndalimin e pagave. Kjo çështje është absurde, në esencë është hakmarrje politike ndaj një kërkese që buron nga një organizim sindikal”, ka thënë Tahiri.


Ndryshe, pagat e mësimdhënësve për muajin shtator ende nuk janë ekzekutuar.

Anëtari i Këshillit Grevist të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK), Reshit Kushaj, ka thënë për Telegrafin se janë duke pritur që të dalin pagat.

“Pagat e mësimdhënësve për muajin shtator nuk kanë dal ende, me siguri që do të dalin vetëm se ka probleme teknike”, tha shkurt Kushaj. /Telegrafi/