Një studim i fundit i rekomandon prindërit të kenë kujdes në periudhën mes lindjeve për shkakun se ky është një faktor rreziku që fëmijët të lindin me autizëm.
Sipas studiuesve një periudhë e gjatë kohore ose një periudhë shumë e shkurtër mund të bëjë që fëmija juaj të vuajë nga kjo sindromë e pashërueshme.
Shkencëtarët sugjerojnë se një periudhë “pritje” dy deri në pesë vjet për të lindur një fëmijë është e lidhur me një rrezik të pakësuar të autizmit.
Shumica e aftësive të kufizuara neurozhvilluese mendohet të vijnë nga një sërë faktorësh përfshirë këtu gjenetikën, mjedisin, shëndetin e prindërve dhe sjelljen e tyre gjatë shtatzanisë, komlikacionet gjatë lindjes etj.
Duke qënë se kësaj sëmundje akoma nuk i është gjendur shkaku specifik, në vitin 2005 Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar kryerjen e studimeve që shqyrtojnë ndikimin e lindjes në zhvillimin psikologjik dhe neurologjik tek fëmijët. Ky studim, i publikuar në revistën “Pediatrics” bëri një rishikim sistematik të më shumë se 1.1 milion shtatëzanive.
Shkencëtarët nga Universiteti Valle Cali, në Kolumbi zbuluan se periudhat e shkurtra midis shtatëzanive lidheshin ngushtë me çrregullimin autik.
Shkencëtarët shtuan gjithashtu se intervalet e shkurtra kohore të shtatëzanive lidhen me një rritje të rrezikut të vonesës së zhvillimit të fëmijës. Megjithëse akoma nuk është gjendur shkaku kryesor i këtij fenomeni, mendohet se acidi folik i nënës shteron pas shtatëzanisë dhe duhet pritur një periudhë relativisht e gjatë kohore, rreth 2 vjet për të restauruar folatet në mënyrë të plotë tek femra./albeu/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të vendosni sodë buke poshtë syve?
Ti je e dashura numër 2
Mesazhet sekrete që mund të ndihmojnë fëmijët autikë
Çfarë nuk mund të ndryshojnë femrat kurrë te meshkujt
Ivanka Trump sinonim i elegancës në Ditën e Inagurimit, por çfarë sekreti fsheh veshja e saj?
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!