LAJMI I FUNDIT:

Mos lejoni që fëmijët të jenë prioritet në martesën tuaj, rekomandojnë ekspertët

Mos lejoni që fëmijët të jenë prioritet në martesën tuaj, rekomandojnë ekspertët

A është e mundshme që të mos i vini fëmijët tuaj në vendin e parë?

Ekspertët thonë që po. Dhe pikërisht, më mirë është për martesën tuaj, por edhe për fëmijët.

Fëmijët mund t’ju preokupojnë tërësisht, gjë që në të vërtetë mund të jetë gjë negative për ju dhe për marrëdhënien me partnerin. Nëse nuk përpiqeni dhe për lidhjen tuaj, do të përballeni me shenja të lënies pas dore.


Ekspertët për lidhje martesore thonë që partneri juaj duhet të jetë prioriteti juaj numër një, madje edhe para fëmijëve, transmeton Telegrafi.

Kjo nuk do të thotë që do të duhej t’i lini pas dore fëmijët tuaj dhe në tërësi t’i përkushtoheni partnerit, por ta vini marrëdhënien tuaj në vendin e parë, gjë që në të vërtetë ju bën edhe prindër më të mirë.

Kur të jetë marrëdhënia juaj e shëndetshme dhe e lumtur, ajo do të përhapet edhe në zona të tjera të jetës suaj, duke përfshirë edhe jetët e fëmijëve tuaj.

Kur ju jeni të lumtur, edhe fëmijët tuaj janë të lumtur

“Natyrisht është e dobishme për prindërit që në vend të lartë të prioriteteve të vënë mirëqenien e fëmijëve të tyre. Më mirë është të gabohet, nëse kujdeseni tepër shumë sesa tepër pak. Është fakt që kujdesi për fëmijën është obligim konkret, i matur me detyrat e shtëpisë dhe me pikëpamjet, kthesat dhe puthjet. Dhe ndonjëherë njerëzit nuk kanë kohë dhe energji për të dy”, ka thënë terapeutja Dr. Dymphna D. Davis.

Nëse njëri apo të dy prindërit ua nënshtrojnë nevojat e martesës nevojave të fëmijës, ata vetë ndërmjet tyre rrezikojnë nxitjen e ndjenjës së hidhërimit, lënies pas dore dhe tjetërsimit.

Pasojat mund të jenë përkeqësimi i cilësisë së lidhjes së çifteve.

Prindërit e pakënaqur dhe të paplotësuar gjithashtu mund t’ua dërgojnë fëmijëve të tyre porosinë që martesa i bën njerëzit të brengosur dhe të palumtur. Dhe pra këtë nuk e dëshironi. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Këshilla dhe ide
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Astrologji
A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Lifestyle
Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Bëje vet
Kush janë fëmijët e Elon Musk? Emrat, moshat dhe nënat e shtatë fëmijëve të tij

Kush janë fëmijët e Elon Musk? Emrat, moshat dhe nënat e shtatë fëmijëve të tij

Kalo në kategori