Site icon Telegrafi

“Mos harroni”, Lautaro i përgjigjet tifozit të inatosur të Interit

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, i është përgjigjur një tifozi të zemëruar të Nerazzurrëve në Instagram, pasi ai e preku në sedër me një koment në faqen private të tij.

kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, i është përgjigjur një mbështetësi të zhgënjyer të Nerazzurrëve në profilin e tij në Instagram.

FCInternews dhe media të tjera italiane raportojnë se tifozi kritikoi ‘El Toron’ duke komentuar foton e fundit të sulmuesit në Instagram nga terreni stërvitor i Argjentinës.

“Mos harroni për klubin që ju paguan para të mira”, shkroi tifozi, por përgjigja e Martinez erdhi shpejtë.

 

“Duhet të mbani mend gjithashtu se unë gjithmonë kam dhënë gjithçka për Interin, si në sezonin e Kupës së Botës”, ka shkruar Lautaro.

“Këvilja ime u shkatërrua dhe ndërsa të tjerët përgatiteshin për një Botëror të mrekullueshëm, unë isha gjithmonë në fushë dhe nuk humba kurrë një seancë stërvitore”.

“Kam luajtur të gjitha ndeshjet deri në finalen e Ligës së Kampionëve. GJITHMONË mbaje mend para se të përmendësh se kush më paguan mua”, shkroi kapiteni.

 

Tifozi fshiu komentin e tij pas përgjigjes së Lautaros, por tifozë të tjerë të Interit komentuan të njëjtin postim për të mbrojtur kapitenin e tyre.

Lautaro ka gjashtë gola dhe katër asistime në 15 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, por ai ende nuk është aq i qëndrueshëm sa sezonin e kaluar kur u bë golashënuesi më i mirë në Serie A me 24 gola.

Argjentinasi frymëzoi triumfin e Interit në Scudetton e sezonit 2023/24, duke ngritur trofeun në sezonin e tij të parë si kapiten i skuadrës.

Sulmuesi 27-vjeçar u rendit i shtati në garën për Topin e Artë 2024. Kontrata e tij me klubin nga Gisueppe Meazza skadon në qershor 2029. /Telegrafi/

Exit mobile version