Mos i harroni çadrat, edhe vikendi do të jetë me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.
“Vranësirat gjatë ditës së shtune vende-vende do të shoqërohen me reshje shi, kurse në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen me fjolla bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga o deri 4 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale do të lëvizin nga 7-10 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq presioni atmosferik gjatë kësaj periudhe do të jetë në vlerat e normales me tendencë të ngritjes. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi deri 11m/s./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/03/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































