Site icon Telegrafi

Mos grumbullimi i mbeturinave nga kompania “Pastrimi”, Komuna e Prishtinës kërkon që urgjentisht të zgjidhet situata

Komuna e Prishtinës e ka quajtur të papranueshme dhe të rrezikshme për shëndetin publik të qytetarëve, situatën e krijuar në kompaninë e mbeturinave ‘Pastrimi’.

Në një reagim për media Komuna e Prishtinës, thotë se nuk duhet lejuar që për shkak të problemeve dhe çështjeve të pazgjidhura brenda kompanive publike që ofrojnë shërbime të pësojnë qytetarët e Prishtinës.

“Për më tepër, Kompania “Pastrimi” është kompani rajonale dhe pasojat barten edhe në komunat tjera. Situata me mbeturinat e krijuara është e papranueshme! Por, edhe paraqet rrezik serioz për shëndetin publik të të gjithë neve”, thuhet në reagim.

Lexo po ashtu “Pastrimi” nuk do të heq më mbeturinat në Prishtinë

Komuna e Prishtinës thekson se është treguar e gatshme t’i huazojë 4 mijë litra derivate për kompaninë “Pastrimi”, në mënyrë që të evitohet kjo gjendje alarmante.

Komuna ka ftuar të gjithë faktorët relevantë që urgjentisht të bëjnë zhbllokimin e kësaj situate të patolerueshme.

Kompania e mbeturinave “Pastrimi” dje ka njoftuar opinionin se nuk do të bëjë grumbullimin dhe largimin e mbeturinave nga kryeqyteti i vendit për shkak se siç ka thënë kompania, bllokimit i xhirollogarive bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version