LAJMI I FUNDIT:

Morina: Do të kemi zgjedhje, Veseli nuk e duron dot Mustafën kryeministër

Morina: Do të kemi zgjedhje, Veseli nuk e duron dot Mustafën kryeministër

Analisti politik Bajrush Morina ka thënë se zgjedhjet e parakohshme janë të paevitueshme, por në vend asnjëherë nuk kanë prodhuar zgjidhje.

Sipas tij zgjedhjet në vendin tonë po prodhojnë vetëm bllokadë institucionale e po ashtu dhe koalicione të paarsyeshme.

”Demarkacioni mund të jetë pretekst i PDK-së për ta prishur koalicionin. Por, jo një arsye e vërtetë. Sepse të dyja palët kanë përgjegjësi të përbashkët edhe nëse kalon apo nuk kalon Demarkacioni. Nuk mendoj se PDK aludon që nëse Demarkacioni nuk kalon të kalojë me Nismën”, tha Morina, në Info Magazine të Klan Kosova.


“Do të kemi zgjedhje të parakohshme, spese PDK nuk e duron qeverisjen 4 vjet të LDK-së. Kadri Veseli nuk e duron dot Isa Mustafën kryeministër”.

”Do të ketë zgjedhje sepse të dyja partitë politike nuk e durojnë njëra tjetrën në qeverisje, sepse kanë inate politike në mes vete. Derisa Demarkacioni nuk ka shkuar në Kuvend ende nuk dihet sa deputetë ka. Nuk kemi zgjidhje tjetër, sepse zgjedhjet asnjëherë nuk kanë provu zgjidhje, por vetëm bllokadë institucionale”.

”Asnjë palë zgjedhje, nuk kanë prodhu zgjidhje, ose veq kanë prodhuar zgjidhje imponuese me koalicione të paarsyeshme. Zgjedhjet janë të paevitueshme, në një situatë të tillë nuk ka tjetër rrugëdalje, por zgjedhjet nuk po janë zgjidhje”, tha Morina. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori