LAJMI I FUNDIT:

Morina ka disa gjëra për t’i thënë

Morina ka disa gjëra për t’i thënë

Trajneri i Besës, Arbnor Morina, është shprehur i dëshpëruar me mënyrën se si pësoi humbje skuadra e tij nga Feronikeli 2:1.

Ai foli edhe rreth pozitës së tij aktuale në skuadër, pasi që rrezikon shkarkimin.

“Goli në fund? Jemi mësuar me këto gjëra të cilat po na ndodhin që një vit. Krijojmë 15 raste, nxjerrim penallti por në fund humbim. Po më dhimben djemtë që po japin maksimumin. Edicionin e kaluar Rexha, Karahoda dhe Milicaj kanë qenë top-shënues, por sivjet po shkon krejt ndryshe”, tha Morina për “Supersport Kosova”.

“Rrezikoj shkarkimin? Prej që jam bërë trajner, nuk kam punuar as profesor, as qeveritar e as në minierë, pra jam marrë ekskluzivisht me futboll. Kjo kryesi më ka sjellë dhe unë e respektoj çfarëdo lloj vendimi të tyre, por edhe unë kam për të thënë disa gjëra, të cilat po më pengojnë”, vazhdoi ai.