Mbrojtësi portugez i Barcelonës, Nelson Semedo ka thyer protokollin e vendosur nga qeveria spanjolle dhe La Liga.

Semedo ka marrë pjesë në një ditëlindje të organizuar ku ishin të ftuar më shumë se 15 persona.


Përveç kësaj ai nuk kishte as dorëza, por as maskë të vendosur dhe fotot e videot nga ky organizim ishin shpërndarë menjëherë.

a0b05509 8c4d 4276 8266 a70a326d6b64

Edhe pse fotot e videot nga ky organizim ishin fshirë, mediat spanjolle kishin ruajtur ato për t’i publikuar.

Barcelona ka reaguar menjëherë, duke përjashtuar nga stërvitja e ditës së sotme reprezentuesin portugez.

Semedo tani do t’i kryej testet për të parë nëse është infektuar me coronavirus, para se Barça ta lejoj të rikthehet në stërvitje.

103372089 3116437875061644 1700034109885857032 n

Gjithnjë sipas medieve spanjolle, Semedon e pret një dënim me të holla nga skuadra e tij Barcelona.

Mirëpo lojtari mund të dënohet edhe nga La Liga për thyerjen e protokollit. /Telegrafi/

telegrafi sport app