Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata do të shqyrtojë mundësitë e largimit të tij nga Chelsea, nëse drejtuesit e klubit shkarkojnë menaxherin Antonio Conte.

Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, Morata është gati të ndryshojë karrierën e tij nëse Chelsea liron Conten nga detyrat e tij.


Spanjolli thuhet se ndjehet i rëndësishëm nën urdhrat e trajnerit italian dhe do të shkatërrohej nëse do të largohej ai.

Këtë gjë e ka thënë vet Morata, kur foli pas mbërritjes së tij në verë nga Real Madridi.

Morata Conte 1 Conte dhe Morata kanë një marrëdhënie të veçantë mes vete (Getty Images) 

"Unë erdha te Chelsea sepse klubi dhe trajneri besonte në mua", kishte thënë Morata për Diario Gol.

"Tani i kam të gjitha këto gjëra dhe jam shumë i lumtur".

Morata ka frikë se rëndësia e tij në Chelsea do të zvogëlohet nëse Conte është i shkarkuar nga detyra.

25-vjeçari gjithashtu duket se është i pakënaqur me planet e klubit për ta zëvendësuar atë me Luis Enriquen. /Telegrafi/