LAJMI I FUNDIT:

Morata: Nuk është asgjë nëse tifozët më vërshëllejnë, jam më i motivuar se kurrë për Poloninë

Morata: Nuk është asgjë nëse tifozët më vërshëllejnë, jam më i motivuar se kurrë për Poloninë

Alvaro Morata humbi disa raste për gol në ndeshjen Spanjë-Suedi, që u mbyll pa gola.

Nesër është radha e takimit të dytë në Euro 2020, ndaj Polonisë në Sevilla nga ora 21:00.

Kritika të shumta ka marrë sulmuesi i Juventusit këto ditë, por përzgjedhësi Luis Enrique i ka dalë në mbrojtje, duke thënë se Morata është gati të shlyejë gabimet dhe do të luajë nga minuta e parë.


Morata ka folur për besimin e trajnerit, por edhe për fishkëllimat që vijnë nga shikuesit.

“E vlerësoj shumë besimin e trajnerit dhe do të jap gjithçka nga vetja. Ata që më njohin e dinë shumë mirë se sa rëndësi të madhe ka kombëtarja për mua”.

“Unë kam vetëm një gjë për të thënë: Na mbështesni, duhet të fitojmë me Poloninë”.

“Asgjë nuk ndodh nëse tifozët zgjedhin të më vërshëllejnë, ka disa gjëra që nuk kuptohen ndonjëherë. Unë jam i pari që kritikoj veten, nuk më zë gjumi natën kur gaboj”.

“Gjëja e mirë është që kam një tjetër rast dhe sigurisht që nuk do të jetë i vetmi. Jam më i motivuar se kurrë për ndeshjen e nesërme“, ka thënë Morata në konferencën për shtyp. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kalo në kategori