LAJMI I FUNDIT:

Moody’s zhvlerëson Turqinë

Moody’s zhvlerëson Turqinë

Moody’s ka ulur vlerësimin për Turqinë, duke e ulur me një notë në Ba2, që hyn në gradën spekulative dhe përmban rrezik të madh të kreditit.

“Qeveria është fokusuar ende në masat afat-shkurtra, duke cenuar politikat monetare efektive dhe reformat ekonomike”, deklaroi Moody’s.

Sipas agjencisë, nevojat e borxhit dhe rifinancimit të vendit janë përkeqësuar. Zhvlerësimi nuk shkaktoi panik në tregjet financiarë të Turqisë. Moody’s e kishte ulur vlerësimin në gradën spekulative për Turqinë që prej Shtatorit 2016 prej grushtit të shtetit, gjë që përkeqësoi ndjesinë e investitorëve ndaj një prej tregjeve në zhvillim më premtues gjatë asaj kohe.


Sipas bankierëve në vend, zhvlerësimi mund të shkaktojë pak presion në tregjet e Turqisë, por nga Ba1 në Ba2, nuk ka ndonjë diferencë rrënjësore, pasi këto nota i përkasin të njëjtës nën-kategorie.

Sipas analistëve, ky vendim reflekton edhe ecurinë e marrëdhënies Turqi-SHBA, pasi situata ekonomike nuk ka ndryshuar shumë krahasuar me një vit më parë. Aktivet e Turqisë kanë treguar një reagim të limituar.

Lira ra lehtë në 3.8075 kundër dollarit, nga 3.8035 që ishte përpara vendimit, ndërsa indeksi kryesor i Stambollit, pësoi rritje me 0.13% në hapje të tregtisë. Yieldi i titujve 10-vjeçar të Turqisë u rrit në 12.28%, nga 12.20%. /Telegrafi/