LAJMI I FUNDIT:

Monaco përdori taktikë që asnjë klub në Ligën Premier nuk e ka realizuar ndaj Arsenalit

Monaco përdori taktikë që asnjë klub në Ligën Premier nuk e ka realizuar ndaj Arsenalit

Monaco përdori një taktikë të zgjuar që asnjë skuadër e Ligës Premier nuk e ka provuar kundër Arsenalit – dhe ata patën sukses.

Skuadra e principatës humbi 3-0 ndaj Gunners në Emirates Stadium, pas dygolëshit nga Bukayo Saka dhe goli i vonë i Kai Havertz.

Rezultati do të thotë që Monaco humbi mundësinë për të hyrë në një vend kualifikimi automatik për 16-shen e fundit dhe zbret në vendin e 16-të.


Por ndërsa mënyra e rezultatit do të jetë zhgënjyese për skuadrën e Ligue 1, të tri golat e Arsenalit erdhën nga loja e hapur dhe jo nga këndi – duke treguar se të paktën një pjesë e planit të lojës ishte një sukses.

Topçinjtë kanë shënuar një numër golash direkt nga këndi këtë sezon, duke i shtyrë tifozët dhe madje edhe ekspertët t’i quajnë “Stoke i ri ” – një nderim për skuadrat e Potters të frymëzuar nga Rory Delap në fund të viteve 2000.

Megjithatë, u vu re se Monaco la tre lojtarë nga çdo kënd, duke detyruar Arsenalin të kthente lojtarët prapa për të mbuluar kërcënimin e një kundërsulmi.

Kjo natyrisht e bëri shumë më të vështirë marrjen e goditjeve kërcënuese, por Topçinjtë ishin ende në gjendje të shënonin tri herë dhe të fitonin ndeshjen e tyre të katërt në Ligën e Kampionëve në gjashtë këtë sezon – pavarësisht se humbën disa raste të arta në pjesën e parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
Historia e trishtë e yllit anglez: Ka vetëm katër gishta në dorën e djathtë, por u ftua nga kombëtarja

Historia e trishtë e yllit anglez: Ka vetëm katër gishta në dorën e djathtë, por u ftua nga kombëtarja

Ndërkombëtare
Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Premier League
“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

La Liga
Kalo në kategori