Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin tronditës kur një djalë 13-vjeçar, i paarmatosur qëllohet për vdekje nga një nëpunës dyqani, gjatë një tentim vjedhjeje.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Fabriccio Patti, 13, u qëllua shtatë herë në shpinë dhe në kokë në Las Vegas, pas tentim largimit nga dyqani gjatë një përpjekjeje për grabitje të dyshuar me dy djem të tjerë.


f1 Fabriccio Patti

E nëpunësi Raad Sunna, 24, përballet me një akuzë për vrasje të hapur në vdekjen e Pattit.

Gjatë një pyetje nga policia, Sunna u ka thënë hetuesve se ai kishte frikë për jetën e tij dhe nuk e dinte nëse tre djemtë ishin të armatosur.

f2 Raad Sunna

"Ai ishte i vetmi që po vinte drejt meje", ka thënë Sunna. "U ndjeva se jeta ime ishte në rrezik.... Unë kisha frikë nga vdekja". /Telegrafi/