Ky është momenti qesharak kur një gruaje në një park të kafshëve të egra në Zimbabwe, iu vodh kapelja nga një elefant.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gruaja, e cila nuk është identifikuar, po qëndronte përballë elefantit që i kapi kapelën.


Gruaja u kthye dhe iu lut elefantit, të njohur si Mac që t’ia kthente atë, derisa qeshte me zë.

Pas disa çastesh elefanti e nxori kapelën nga goja e tij dhe ia ktheu gruas. /Telegrafi/