Një episod aspak i mirë, madje edhe i shëmtuar mund të quhet ai që ndodhi në ndeshjen Roma-Shakhtar e vlefshme për 1/16 e Ligës së Kampionëve. 

Romakët ishin duke fituar ndeshjen në atë moment, pasi Edin Dzeko kishte arritur të shënonte që në fillim të pjesës së dytë.


Shakhtar mbeti edhe pa një lojtar pasi Ordets mori karton të kuq.

Kjo bëri që situata te ukrainasit të mos ishte aspak e qetë.

Marlos dhe Ferreyra u afruan te vija anësore e fushës, duke ia marr nga duart një top djaloshit që fut topat në fushë.

231839427 727b86d5 4f8c 4515 bdf1 4d312c315e99

Por pasi ia morën topin nga dora, Ferreyra e shtyu djaloshin, duke e hedhur nga ana tjetër e reklamave.

https://twitter.com/MrGrumpyinOz/status/973672358413152261

Kjo bëri që të ketë një sherr të madh mes lojtarëve, por që gjyqtari i ndeshjes e qetësoi situatën.

231359636 7a5473a7 7f66 46ec b32c 07fcc0481d3e

Ai e ndëshkoi për këtë gjest argjentinasin e Shkahtar, Ferreyra. /Telegrafi/  

231842277 d5b95f1f 1903 4629 9b7b d139c18245d5

231845240 828bec51 21b1 4609 b9aa 8b163e6b8289

telegrafi sport app