Momenti kur raketa ruse godet një ndërtesë civile në qendër të Kharkivit

Ndihmësi kryesor i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, Andriy Yermak, ka ndarë në internet pamje të asaj që ai e quan një sulm rus në një lagje në Kharkiv.
Videoja tregon një raketë që godet çatinë e një ndërtese dhe njerëz që ikin me vrap ndërsa mbeturinat fluturojnë në ajër, transmeton Telegrafi.
Në një postim në Telegram, guvernatori i Kharkivit, Oleh Synyehubov, tha: "Sulmi u krye në mes të ditës, pranë qendrës së qytetit”.
"Katër persona u plagosën: tre gra të moshës 51, 52 dhe 54 vjeç, dhe një burrë 89-vjeçar. Të gjithë janë në gjendje të qëndrueshme”, tha ndër tjera Synyehubov.
Nw anwn tjetwr, Zelensky ka dhwnw sw fundmi njw intervistw pwr Sky News, ku theksoi se Putin po tenton tw blejw kohw dhe t’i shmanget sanksioneve amerikane. /Telegrafi/
This is how Russia wages war — another strike on an ordinary neighborhood in Kharkiv. pic.twitter.com/wlWq0RPraP
— Andriy Yermak (@AndriyYermak) September 16, 2025



































