LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur gazetarja ruse i vë flakën vetes

Momenti kur gazetarja ruse i vë flakën vetes

Editorja e të përditshmes ruse “Koza Press” ka ndërruar jetë, pasi i vuri vetes flakën para zyrave të ministrisë së Punëve të Brendshme në qytetin Nizhniy Novgorod, shkruan BBC.

Bëhet fjalë për Irina Slavina e cila një orë para vdekjes kishte shkruar në profilin e saj në Facebook: “Se duhet fajësuar Federata Ruse për vdekjen e saj”, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër autoritet e këtij vendi kanë konfirmuar lajmin, se trupi i saj i djegur është gjetur para zyrave të ministrisë së Punëve të Brendshme.


Slavina kishte deklaruar të enjten se policia ia kishte bastisur apartamentin, duke kërkuar materiale që e lidhin me grupin pro-demokracisë “Open Russia”, duke i sekuestruar të dhëna nga kompjuterët.

Para se t’i vinte vetes zjarrin, gazetarja ruse kishte shkruar në Facebook: Akuzoni Federatën Ruse për vdekjen time
Lexo po ashtu Para se t’i vinte vetes zjarrin, gazetarja ruse kishte shkruar në Facebook: Akuzoni Federatën Ruse për vdekjen time

Pamjet duke ia vënë vetes flakës janë publikuar në internet, ku shfaqet ajo në rrugën Gorky, ku ministri i Brendshëm në Nizhny Novgorod ushtron detyrën.

Në video shihet një burrë që vrapon për ta ndihmuar që t’ia fik zjarrin, por ajo vazhdimisht e shtynte pas derisa rrëzohet në tokë e mbuluar e tëra nga zjarri.

E komiteti rus i Hetuesisë, ka konfirmuar se Irina Slavina që ka lënë pas bashkëshortin dhe një vajzë, ka ndërruar jetë si rezultat i plagëve të marra nga djegia – duke mohuar kategorikisht se ka se vdekja e saj ka ndonjë lidhje me bastisjet që ishin kryer në apartamentin e saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kina paralajmëron se është e gatshme për

Kina paralajmëron se është e gatshme për "çfarëdo lloj lufte" me SHBA-në - pasi Trump vendosi tarifat tregtare

Botë
Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Amerika
Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

Evropa
As Trump nuk po mund të ndal ngritjen e çmimit të vezëve - Sekretarja e Bujqësisë ka një zgjidhje për këtë

As Trump nuk po mund të ndal ngritjen e çmimit të vezëve - Sekretarja e Bujqësisë ka një zgjidhje për këtë

Amerika
Pesë krimet më të rënda të luftës që Rusia dyshohet t’i ketë kryer në Ukrainë

Pesë krimet më të rënda të luftës që Rusia dyshohet t’i ketë kryer në Ukrainë

Evropa
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Kalo në kategori