Ka marrë fund drama e Alvin Berishës në kampin Al Hol në Siri.
11 vjeçari ka dalë nga kampi i ferrit në Siri falë një operacioni të organizuar mes Shqipërisë dhe Italisë. Fotot e Alvin nën kujdesin e vullnetarëve të Gjysmë Hënës së kuqe u përhapën menjëherë duke dhënë lajmin që Alvin shpëtoi.
Top channel zbulon detajet e këtij operacioni të vështirë. Ai nisi pas takimit të kryeministrit Rama dhe homologut të tij italian Konte në Romë ku u krijua edhe një grup i përbashkët operacional ku bënin pjesë diplomatë italianë e shqiptarë dhe operacionin në terren e kanë ndjekur forca operacionale të policisë shqiptare dhe shërbimit sekret italian.
Me ndihmën e Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës së Kuqe u arrit të hyhet në kampin nën kontrollin e milicisë kurde dhe u paraqitën të gjitha dokumentat.
E gjithë lëvizja është mbajtur nën terr informativ për të mos rrezikuar jetën e Alvin por edhe për të negociuar më lehtë me autoritetet kurde.
Me vullnetarët e gjysmëhënës Alvin është transportuar në Damask ku qëndroi një natë e më pas në rrugë tokësore është nisur drejt kufirit mes Sirisë dhe Libanit.
Gjatë kësaj kohe fëmija ka kontaktuar me të atin disa herë, i cili e ka qetësuar se shoqëruesit e tij ish miqtë e tij. Në kufi është pritur nga një grup forcash speciale të policisë shqiptare që drejtoheshin nga ministri Lleshaj dhe diplomatët italianë.
Lleshaj ndodhej në Bejrut prej 5 ditësh së bashku me diplomatët italianë. Ambasada italiane në Bejrut e ka pajisur 11 vjeçarin me dokumentat e udhëtimit dhe Alvin është nisur drejt Romës. Ndërkohë Kryeministri Rama shpërndau në rrjetin social FCB foton kur Alvini me ministrin Lleshaj duke treguar se ministri ndodhej me një skuadër speciale të policisë shqiptare dhe në bashkëpunim me partnerët italianë, e ka përcjellë Alvinin në ambasadën italiane në Beirut.
“Një falënderim i veçantë për kryeministrin Giuseppe Conte, i cili u angazhua personalisht në ndjekjen e operacionit për palën italiane. Faleminderit edhe dy organizatave humanitare që u bënë pjesë jetike e këtij operacioni tejet kompleks e të rrezikshëm, pa harruar konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban, që luajti një rol të pazëvendësueshëm. Por për ne, shkruan Rama përpjekja nuk mbyllet këtu, sepse fëmijë e gra nga Shqipëria vazhdojnë të jenë peng në kampin-burg prej ku arritëm të nxjerrim Alvinin. Në kampin Al-Hol ndodhen dhjetëra fëmijë të tjerë shqiptare për të cilët duket se po punohet ashtu si edhe me Alvin, për t’u nxjerrë prej andej”. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bisedat e publikuara në Viber, Kica: LDK-në po e sulmojnë tri grupe

Peci: Në SHBA po diskutohet njohja e Kosovës nga Rusia

Kosova mikpritëse e stërvitjes më të madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe 25”

Meteorologu Rugova: Na pret mot befasues, priten reshje bore

Formimi i Qeverisë së re, kush ka 'vija të kuqe'?

Përplasja e Abdixhikut me Hotin në “Viber" për vjedhje të votave e akuzave për “skemë të organizuar kriminale”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani