Akil Gjakova është kampion i ri i Evropës në xhudo, duke e siguruar medaljen e artë në Lisbonë.

Në finale, Akili e mposhti xhudistin nga Izraeli, Tohar Butbul.


Lufta ishte e ashpër teksa u desh “Golden Score” që të përcaktohej fituesi. Akili ishte më i vëmendshëm teksa fitoi me ‘wazari’ në kohën shtesë për të fituar të artën evropiane në kategorinë deri 73 kg.

Për Akilin është suksesi më i madh në karrierën e tij deri më tani.

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka e cilësuar Akilin si “Mbreti i Evropës”.

174619538 5369354119803250 5103620976212925424 n

Kjo është medalja e parë elita për meshkuj, pas shumë medaljeve të fituara nga xhudistet tona.  /Telegrafi/

telegrafi sport app