LAJMI I FUNDIT:

MoMA mbyll dyert përkohësisht

MoMA mbyll dyert përkohësisht

Muzeu i Artit Modern në Nju Jork (MoMA) do të mbyll dyert për një periudhë katërmujore (nga mesi i qershorit deri në fund të tetorit), për të përfunduar fazën e fundit të punimeve për zgjerimin e institucionit.

Në momentin e rihapjes më 21 tetor, muzeu do të përfshijë 3600 metra katrorë hapësirë shtesë ose një të tretën më shumë sesa sipërfaqja e shfrytëzuar deri më tani (12500 metra katrorë).

Projekti i cili do të kushtojë 400 milionë dollarë në total, synon jo vetëm shtimin e galerive në muze, por edhe të nxisë dialogun midis formave të ndryshme të arteve pamore, pikturës, por edhe arkitekturës, skulpturës, fotografisë, apo dizajnit.


MoMA do të ketë gjithashtu brenda strukturës së saj një hapësirë të re, e pagëzuar “The Studio”, që do të mirëpresë performancat live. /KP/

Në trend Kultura

Më shumë
Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Kulture
ASHIK QERIBI

ASHIK QERIBI

Fjala+
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

Fjala+
KUMBULLA PËRTEJ MURIT

KUMBULLA PËRTEJ MURIT

Fjala+
NJË POEZI PËR PAQEN

NJË POEZI PËR PAQEN

Poezi
Kalo në kategori