Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se në vitin 2017 ai ka qenë i vetmi që ka besuar që Vetëvendosja do të dalë e para në zgjedhje me mbi 25 përqind.

‘’Unë kam qenë i vetmi në vitin 2017 në Lëvizjen Vetëvendosje ka besu se Lëvizja do të dalë e para në zgjedhje me mbi 25 përqind’’ ka thënë Molliqaj.


Molliqaj është shprehur se Vetëvendosje para vitit 2014 asnjëherë nuk ka menduar për ndarjet e përgjegjësive dhe pozitat në qeverisje.

‘’Në secilën palë zgjedhje kemi pasur pritje e parashikime por më konkret kemi qenë vetëm në vitin 2017’’, është shprehur Molliqaj në Pressing.