Pas Berlinit, udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen sërish në Tiranë.
Bëhet fjalë për procesin e “Brdo-Brijuni”-t, që organizohet këtë vit në kryeqytetin shqiptar në datat 8 dhe 9 maj. Kjo po shihet nga Brukseli edhe si një mundësi tjetër, për t’i dhënë hov dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
Zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Koçijançiç tha në Bruksel se, takimi i Berlinit ishte një kontribut, por se BE-ja do të vazhdojë të ndërmjetësojë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.
Sipas saj, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini do të ruajë kontaktet me palët dhe do të marrë pjesë në takimin e Tiranës, ku do të përpiqet të ulë në një tryezë Hashim Thaçin dhe Aleksandar Vuçiçin.
“Mogherini është e gatshme të organizojë një takim të ri në kuadër të kornizës së dialogut, por Kosova duhet të pezullojë taksën mbi mallrat serbe, në mënyrë që dialogu të mund të rifillojë shpejt”, tha Koçijançiç.
Samiti i Berlinit u mbajt të hënën e 20 prillit, me nismën e Kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron. Federica Mogherini ishte e pranishme në samit dhe zhvilloi një seri takimesh dypalëshe me krerët e rajonit po ashtu.
I gjithë samiti kishte në epiqendër pikërisht çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht se nuk pati konkluzione dhe rezultate të qarta.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri