LAJMI I FUNDIT:

Mogherini javën e ardhshme viziton vendet e Ballkanit Perëndimor, anashkalon Kosovën

Mogherini javën e ardhshme viziton vendet e Ballkanit Perëndimor, anashkalon Kosovën

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini, do ta vizitoj Ballkanin Perëndimor nga 17 deri 19 prill. Ajo do ta vizitojë Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë, duke anashkaluar kështu Kosovën.

Në njoftimin për media, thuhet se gjatë vizitës së Mogherinit do të diskutohet për Ballkanin Perëndimor në Këshillin e Punëve të Jashtme që do të mbahet me 16 prill në Luksemburg dhe adoptimin e pakos së zmadhimit që do të prezantohet nga ajo bashkë me përfaqësuesin Johannes Hahn në Strasburg me 17 prill, transmeton Telegrafi.

Para kësaj vizite, Mogherini kishte thënë se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Evropës dhe do të jenë pjesë e Bashkimit Evropian në të ardhmen për një BE më të fortë, më stabile dhe më të bashkuar.


Mogherini do të takohet me autoritetet politike, duke përfshirë përfaqësues të qeverive dhe partive politike. Më 18 prill në Shkup, ajo do të merr pjesë në një takim jozyrtar të kryeministrave të partnerëve në Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Kalo në kategori