LAJMI I FUNDIT:

Mogherini: Është koha të përfundojmë konfliktin e Kosovës

Mogherini: Është koha të përfundojmë konfliktin e Kosovës

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, beson se ekziston një shans real për presidentët Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi për të arritur një marrëveshje që do të zgjidhë çështjet e hapura midis Beogradit dhe Prishtinës.

Duke folur në konferencën vjetore të ambasadorëve të BE-së, Mogherini theksoi se Ballkani kishte qenë “tepër intensiv” gjatë vitit të kaluar, por që muajt e ardhshëm do të jenë “edhe më të rëndësishëm”.

” Viti i ardhshëm bëhen 20 vjet nga lufta në Kosovë dhe është koha që të përfundojë ky konflikt. Ka një shans të vërtetë për presidentët Vuçiq dhe Thaçi për të arritur një marrëveshje që do të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura midis Beogradit dhe Prishtinës,” tha ajo, transmeton KosovaPress.


Ajo tha se një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe e detyrueshme ligjore duhet të normalizojë marrëdhëniet e të dyja palëve, të jetë plotësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe të ndihmojë në stabilizimin e rajonit.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi, së bashku me partnerët tanë në Evropë, rajon dhe bashkësi ndërkombëtare, sidomos në Këshillin e Sigurimit të OKB, për të mbështetur këto negociata përmes dialogut dhe brenda bashkësisë ndërkombëtare”, tha kryediplomatja evropiane.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Kalo në kategori