LAJMI I FUNDIT:

Modern Warfare 3 – 775 milion për një javë

Modern Warfare 3 – 775 milion për një javë

Modern Warfare 3 vazhdon të rrëzoj rekordet në shitje dhe profit. Bobby Kotick së voni zbuloi se Modern Warfare 3 në vetëm pesë dit fitoi më shumë se 775 milion dollarë. Sa për krahasim, Black Ops gjatë periudhës së njëjtë kohore fitoi 650 milion, e Modern Warfare 2 550 milion dollarë.

Gjykuar sipas Kotickut, Modern Warfare 3 kështu del të jetë një nga produktet më të suksesshëm në botën e zbavitjes, ndërsa franshiza Call of Duty deri tani në mbarë botën fitoi më shumë se të pabesueshmit 6 miliard dollarë.

Eric hirschberg nga Activision shtoi se të gjitha këto ia kanë me borxh adhuruesve të serialit, pa të cilët Call of Duty nuk do të ishte çfarë është sot. /Telegrafi/