“Xue” do të thotë borë dhe “Li” do të thotë e bukur, një emër i përshtatshëm për këtë model me albinizëm.
Emrin ia vendosën 16 vjet më parë në një jetimore në Kinë. Xueli po ndryshon mënyrën sesi bota e sheh albinizmin, duke ngritur zërin për ata që duken ndryshe nga standardet e paarritshme të bukurisë në industrinë e modelimit.
Kur Xueli ishte foshnjë, prindërit e saj e lanë jashtë një jetimoreje. Në Kinë, albinizmi nga disa njerëz shihet si një mallkim. Ajo u braktis jashtë shtëpisë së fëmijës, por më vonë u birësua në moshën trevjeçare nga një familje holandeze.

Në moshën 11-vjeçare filloi modelingun, te një shoqe të nënës së saj e cila ishte një stiliste. Kështu, filloi karriera e saj, dhe më vonë i erdhën oferta nga agjenci të njohura modelingu.
Tashmë ajo ka arritur të pozojë për revistën prestigjioze, Vogue, duke marrë vëmendje në të gjithë botën. Fotot e saj,m po ashtu, janë ekspozuar në muze.

Megjithatë, Xueli thotë se modelingu nuk është synimi i saj kryesor, transmeton Top Channel.
“Edhe pse jam duke u marrë me modeling, ky nuk është qëllimi im në jetë. Më pëlqejnë shumë xhirimet dhe kam pasur vetëm përvoja pozitive deri më tani, por nuk dua që të qëndroj në këtë punë vetëm për arsye të vetëbesimit”, ka rrëfyer 16-vjeçarja.







Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto do të jenë tendencat më të mëdha të grimit këtë vit

Motra e Bianca Censori-t ndjek hapat e saj: Angelina dominon Instagramin, a do ta lërë nën hije atë?

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë
Scarlett Johansson zbuloi sekretin e një martese të suksesshme: Pas dy divorceve, ajo kuptoi një gjë vendimtare

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë