LAJMI I FUNDIT:

Modeli i ri Seat arrin në Frankfurt

Modeli i ri Seat arrin në Frankfurt

Seat Arona, i cili në gamën e prodhuesit spanjolle do të zë vend nën modelet SUV Atec, do të ketë premierën botërore në shtator, në panairin e automobilave në Frankfurt dhe në sallonet e shitjes në Evropë arrin deri në fund të vitit.

Arona është modeli më i vogël nga tri modelet SUV, të cilët Seat planifikon t’i ofertojë për blerësit.

Vetura është e bazuar në stilin e gjeneratës më të re të modelit Ibiza, ndërsa përdorë edhe platformën mekanike MQB të Volkswagen.


Me modelin Ibiza do të ndajë edhe motorët, në mesin e të cilëve janë agregatet me katër cilindra 1.5 TSI me 150 kuaj fuqi, me tre cilindra 1.0 TSI dhe 1.6 TDI.

Përveç ndërruesit manual të shpejtësisë në versionet e shtrenjta do të jetë në dispozicion edhe opsioni për ndërrues automatik të shpejtësive, transmeton KosovaPress.