Shfaqja e makinave këtë javë në Mynih - ose shfaqja "Mobility" siç është quajtur zyrtarisht - ka qenë një vitrinë e asaj se si do të duken makinat elektrike të së ardhmes shumë të afërt.

Dhe pavarësisht nga një keqkuptim i zakonshëm, përzgjedhja e zbulimeve në Gjermani sugjeron që ato do të jenë po aq të ndryshme - nëse jo më shumë - sesa makinat në rrugë sot, përcjell Telegrafi.


Me qeveritë në të gjithë Evropën që po flasin për një ndalim të shitjes së modeleve të reja të benzinës dhe naftës në fund të dekadës, prodhuesit kanë rritur zhvillimin e automjeteve me emetim zero që do të lejohen të shfaqen në dyqanet e tyre nga viti 2030 e tutje.

Sidoqoftë, kufizimet e udhëtimit dhe ndikimi i pandemisë së shkaktuar nga Covid-19 do të thotë se vetëm një pjesë e vogël e prodhuesve të makinave kryesore - kryesisht nga Gjermania - ishin të pranishëm për të zbuluar EV-të e tyre të reja dhe modelet e konceptit në ngjarjen e vitit 2021.

Më poshtë ua sjellim një përmbledhje të plotë të makinave elektrike më të mira dhe më të rëndësishme të lansuara në Mynih këtë javë, nga makinat “për adoleshentë”, deri te ato luksoze dhe SUV që vetëm milionerët dhe personazhet e famshëm mund të përballonin t'i zotëronin. /Telegrafi/

aa10

aa9 Mercedes-Benz EQE

aa8 Mercedes-Benz EQB

aa7 Mercedes-AMG EQS 53

aa6 Hyundai Prophecy

aa5 E-Legend EL1

aa4 Cupra Urban Rebel

aa3 1 City Transformer

aa2 1 BMW iVision Circular

aa1 1 Audi Grandsphere

aa11 Mercedes-Maybach EQS

aa13 Porsche Mission R

aa14 1 Renault Megane E-Tech Electric

aa15 1 Smart Concept #1

aa16 Volkswagen ID.Buzz AD

aa17 Volkswagen ID.Life