Tragjedia në Kolovicë – ku kanë humbur jetën dy fëmijë, vëlla e motër, në një gropë të mbushur me ujë – ka alarmuar të gjithë banorët e kryeqytetit.
Sipas Bedri Halimit kryeinspektor në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, askush nga operatorët që ka operuar në këtë pjesë – ku edhe ndodhi tragjedia – nuk kanë pasur leje nga MMPH-ja.
“Në bazë të njohurive të mia, nuk kemi informacione se ndonjëri nga operatorët ka pasur leje nga Ministria jonë. Pra, nuk kemi informacion se ka pasur ndonjë operator që ka marrë leje nga Ministria, sepse po të kishte leje do të ishte kontrolluar e do të ishte inspektua nga Inspektorati. Kjo sepse leja jepet për t’u plotësuar disa kritere minimale që janë kusht për licencë në Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale”, ka thënë Halimi për Telegrafin.
Ai më pas ka shtuar se po ashtu nuk kanë pasur njohuri për ankesa për kryerjen e aktiviteteve nga operatorë të ndryshëm, në atë pjesë.
“Nuk kemi njohuri që ka pasur ankesë – qoftë nga qytetarët qoftë nga subjektet e ndryshme – për të dalë në vend të ngjarjes, ashtu siç e ka për detyrë Inspektorati”, u shpreh Halimi.
Menjëherë pas tragjedisë, në vendin e ngjarjes ishte edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ngushëlloi familjarët dhe tha se drejtësia do të vihet në vend, duke i lënë policinë dhe grupet hetuese që të kryejnë punën e tyre.
Trupat e pajetë të Florentit 11 vjeç dhe Florentinës 13 vjeçe, të cilët janë mbytur në gropën e mbushur me ujë, tashmë janë dërguar në morg. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
Deri në fund të muajit do të përfundojë procedura për shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova