LAJMI I FUNDIT:

MMJPH: Këshilltarja Irena Vitina të informohet më mirë, para se të tregojë të pavërteta në publik

MMJPH: Këshilltarja Irena Vitina të informohet më mirë, para se të tregojë të pavërteta në publik

Ministria e Mjedisit Јetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka reaguar ndaj deklaratës së këshilltares së Qytetit të Shkupit, Irena Vitina, lidhur me sigurimin e 6 autobusëve ekologjikë dhe e vlerëson si tendencioze, ofenduese dhe që synon uljen e besueshmërisë së institucionit dhe ministrit Izet Mexhiti.

“Ministria e Mjedisit Јetësor dhe Planifikimit Hapësinor njofton opinionin publik dhe veçanërisht këshilltaren e përmendur e cila nuk është mjaftueshëm e informuar se prokurimi i këtyre autobusëve është vetëm një aktivitet nga aksioni i programit të BE-së për standarde mjedisore dhe ajër të pastër dhe është pjesë e programit të plotë për Mjedisin Jetësor dhe Veprimin Klimatik në kuadër të IPA 3 ndihmës nga BE”.

“Aktivitetet e këtij Programi janë programuar me propozim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në koordinim me të gjitha palët e përfshira, përfshirë këtu edhe Qytetin e Shkupit, të miratuar nga Qeveria e RMV dhe të pranuar nga Komisioni Financiar i BE-së. Programi për ajër të pastër përmban disa komponentë, për të cilët kemi informuar disa herë, se zbatohet nën menaxhimin e drejtpërdrejtë të Delegacionit të Bashkimit Evropian”, thonë nga ministria.


Vitina: Izet Mexhiti flet të pavërteta, për pesë muaj nuk ka ofruar asnjë projekt për qytetin e Shkupit
Lexo po ashtu Vitina: Izet Mexhiti flet të pavërteta, për pesë muaj nuk ka ofruar asnjë projekt për qytetin e Shkupit

Gjithashtu prej atje theksojnë se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është përgjegjëse për monitorimin e zbatimit të Programit dhe është përfituese e tij, ndërsa Qyteti i Shkupit është vetëm përfituesi përfundimtar i këtij aktiviteti.

“Theksojmë se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor programon të gjitha aktivitetet që financohen nga instrumenti i BE-së IPA, monitoron zbatimin dhe raporton në Komisionin e BE-së për qëllimet e arritura nga zbatimi i projekteve IPA”.

“Do të ishte mirë që këshilltarja e Qytetit të Shkupit, Irena Vitina, të informohet para se të dalë në publik me të pavërteta të tilla. Për më tepër, për informim të saj, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përveç granteve nga BE-ja, jep edhe kontribut kombëtar për të gjithë programin”, thonë nga ministria.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor

Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor

Politikë
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij

Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
​KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës

​KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës

Politikë
Kalo në kategori