LAJMI I FUNDIT:

MM: Pohimet e LSDM janë krejtësisht të pavërteta

MM: Pohimet e LSDM janë krejtësisht të pavërteta

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë ka lëshuar një reagimin me shkrim si kundërpërgjigje ndaj pretendimeve të LSDM lidhur me pagat e ulëta në ARM, duke informuar se paga minimale e një ushtari fillestar profesionist është 19.000, ndërsa në varësi nga njësiti të cilit i përket ajo mund të arrijë mbi 33.000 denarë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Kjo është larg shumës së pavërtetë të plasuar nga LSDM. Lidhur me pagesën e kompensimeve, faktet flasin se të ato për muajin e apostrofuar, prillin, janë tërësisht të realizueshme. Njëkohësisht, dëshirojmë të theksojmë se kompensimi për pjesëtarët e Armatës të angazhuar në kufirin jugor janë rritur për plotë 30 për qind”, qëndron në reagim.

Ministria e Mbrojtjes, thuhet në reagim, funksionon pa kurrfarë pengesa e as probleme me mjetet të cilat janë caktuar për mbrojtje. Nga Ministria theksojnë se kjo arrihet me planifikim të mirë të mjeteve të dispozicion dhe me shpenzim nikoqir dhe efikas të pjesës nga buxheti të dedikuara për mbrojtje, diçka


Nga Ministria theksojnë se Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes kanë siguruar mjete të konsiderueshme për modernizim të ARM-së.

Për momentin, theksojnë nga Ministria, dy helikopterë nga forcat e aviacionit tanimë janë në fazë të riparimit, ndërsa në pajtim me planet, edhe katër do të dërgohen në riparim deri në fund të këtij viti.

Nga ministria potencojnë se akuzat që janë thënë sot për projektin “ARM – shtëpia ime e vërtetë”, janë absolutisht të pavërteta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori