Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim kryeshefin ekzekutiv të Bankës Kombëtare Tregtare, Suat Bakkal.
Gjatë këtij takimi u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi mes MKRS-së dhe Bankës Kombëtare Tregtare.
Qëllimi i këtij Memorandumi është rritja e mundësisë së bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve rinore, ku do të realizohet një trajnim në 19 komuna të Kosovës gjatë këtij viti dhe në 19 komuna në vitin tjetër, lidhur me edukimin financiar.
Ministri Gashi tha se kjo marrëveshje që u nënshkrua sot ka për qëllim trajnimin e të rinjve, i cili do t’iu mundësojë atyre të zhvillojnë njohuritë në fushën e financave dhe pas përfundimit të këtij trajnimi ata do të jenë më të përgatitur për tregun e punës.
Tutje, ministri Gashi tha se kërkesa për mbajtjen e këtij trajnimi ka dalë nga vetë të rinjtë, sipas një analize që është bërë në të gjithë Kosovën.
“Është konstatuar që të rinjtë tanë kanë nevojë të mbajnë trajnime për edukimin financiar. Ne nuk do të ndalemi me kaq, në të ardhmen do të realizojmë edhe shumë trajnime të tjera, duke pasur parasysh që prioritet dhe synim i Ministrisë është që të rinjtë në Kosovë t’i avancojë dhe aftësojë për sfidat jetësore”.
Ndërkaq, kryeshefi ekzekutiv i Bankës Kombëtare Tregtare, Suat Bakkal, falënderoi ministrin Gashi për mbështetjen dhe gatishmërinë e treguar dhe tha se banka ka siguruar katër trajnerë që do të angazhohen maksimalisht, në mënyrë të rinjtë të përfitojnë sa më shumë që është e mundur gjatë pjesëmarrjes në këtë trajnim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

Rriten shpenzimet e qeverisë, ASK publikon statistikat

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës