MKRS-ja mbështet punën e Teatrit Kombëtar

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mbështet punën dhe funksionimin e pavarur të Teatrit Kombëtar të Kosovës, si dhe të gjitha institucioneve nacionale të kulturës së Kosovës.
MKRS- ja vlerëson se liria krijuese dhe funksionimi i pavarur i institucioneve të kulturës s' mund të cenohen në asnjë rast.
“Vendimmarrja dhe funksionimi i pavarur i institucioneve janë vlera themelore të shoqërisë tonë”, thuhet në reagimin e MKRS-së.
Më tej thuhet se teatri Kombëtar i Kosovës, nëpërmjet mekanizmave të tij vendos në mënyrë të pavarur për repertorin dhe realizmin e tij.
MKRS- ja vlerëson se askush s' ka të drejt të ndërhyjë në punën e pavarur të TK- së, dhe kërkon nga institucionet përgjegjëse, që të garantojnë kushte normale për punë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































