Për dy ditë me radhë ishte e paraparë të zhvillohet procesi gjyqësor ndaj të akuzuarit Xheladin Kryeziu, me profesion specialist i ortopedisë, pranë Spitalit rajonal në Prizren “Dr. Daut Mustafa”, i cili akuzohet për veprën penale të trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor një paciente me çka ka rezultuar me vdekjen e pacientes më vonë.
Me datën 30 tetor, në shqyrtim dha dëshminë e tij eksperti Dr. Xhemajl Selmani, i ftuar si dëshmitarë, lidhur me mendimin e tij profesional të dhënë lidhur me rastin për të cilin akuzohet Xheladin Kryeziu.
Fillimisht Dr. Xhemajl Selmani, sqaroi se nga Bordi etiko profesional pranë Ministrisë së Shëndetësisë është caktuar në ekipin e mjekëve për dhënien e mendimit profesional për çështjen e caktuar.
Më tutje deklaroi se “në bazë të dokumentacionit mjekësor që e kanë pasur në shqyrtim për dhënien e mendimit profesional, kemi ardhur në konkluzion se pacientja në fjalë ka vdekur si pasojë e embolisë mushkërore e shkaktuar nga tromboza e venave të thella, të ekstremitetit të poshtëm, e cila se sigurisht do të verifikohej më mirë po të bëhej autopsia”, raporton kallxo.
Sipas mjekut i ftuar si dëshmitar e meta më e madhe e këtij rasti është mungesa e autopsisë, sipas të njëjtit ” ky proces gjyqësor do të zhvillohej drejtë dhe do të mundësohej vendosja e drejtë e kësaj çështje gjyqësore, ky është mendim i imi si mjek dhe si ekspert i kësaj çështje ” deklaroi ai .
Në përfundim të dëshmisë së tij ai shtoi “në emër të të gjithë kolegëve, kërkoi falje për dështimet e mundshme profesionale dhe familjarëve të rastit u shprehim ngushëllime, por duke ditur se në çfarë kushte punojmë dhe duke ditur presionin të cilin ne e kem për shkak të numrit të vogël të punonjësve shëndetësor në raport me numrin e madh të popullsisë, gabimet dhe dështimet janë të mundshme ”.
Ndërsa me datë 31 tetor ishte e paraparë të paraqitej Dr. Lulzim Vokrri, i ftuar si kirurg vaskular, gjithashtu për të elaboruar mendimin profesional të dhënë lidhur me këtë çështje, por i njëjti nuk nuk u paraqit në seancë për shkak të obligimeve dhe detyrave të punës, në QKUK në Prishtinë, pas kontaktit me telefon kryetarja e trupit gjykues Raima Elezi morri konfirmimin e i njëjti do të paraqitet në seancën e datës 14 nëntor, ku edhe do të jep dëshminë e tij, dhe do ti përgjigjet pyetje të palëve dhe të trupit gjykues.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë së shtetit i akuzuari Xheladin Kryeziu ngarkohet me veprën penale të trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor, që ka rezultuar me vdekjen e një personi.
Sipas aktakuzës i akuzuari në periudhat mars – prill të vitit 2015, në repartin e ortopedisë të spitalit të Prizrenit “Dr. Daut Mustafa”, në cilësinë të mjekut specialist i ortopedisë, me rastin e dhënies së ndihmës mjekësore, përdor haptas metodën e papërshtatshme mjekësore, dhe nuk përdori masat e përkatëse higjienike, me ç’rast ka shkaktuar keqësimin e gjendjes shëndetësore tek pacientja, tashmë e viktima, e cila pas përkeqësimit të gjendjes, vjen deri tek arresti kardiak, gjendja e të cilës përkeqësohet, si pasojë e përkeqësimit vdes në Spitalin Rajonal të Prizrenit “Dr. Daut Mustafa”.
Seanca e radhës u caktuar me datë 14 nëntor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Mickoski: Dikush mund të bëjë lista për punësime, por deri sa jam unë kryeministër kjo nuk do të ndodhë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë